Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për aderimin e Menduh Abazit në PDK.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se është i lumtur që në mesin e ekipit të Rimëkëmbjes, u bashkua edhe Menduh Abazi.
“I lumtur që në mesin e ekipit fitues të Rimëkëmbjes u bashkua me ne edhe Menduh Abazi, ish gazetar shumëvjeçar dhe profesionist. Bashkë me të si kandidat për deputet dhe me listën tonë fituese të rimëkëmbjes do ta kthejmë dinjitetin e vendit, do ta rimëkëmbim atë dhe do ta kthejmë epokën e artë të qeverisjes!
#Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.