Ish- Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për deputet, Daut Haradinaj ka kujtuar vëllëzërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 39 vjetorin e rënies së tyre.
Ai ka thënë se Flamuri i Brigadës 131 Jusuf Gërvalla ishte pikërisht zemra e dhjetëra dëshmorëve të Deçanit.
‘Flamuri i Brigadës 131 Jusuf Gërvalla ishte pikërisht zemra e dhjetra dëshmorëve të Deçanit, të cilët po e lartësonin emrin e vëllezerve Gërvalla dhe të Kadri Zekës.
Lavdi’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.