Kryetari i Komunës së Drenasit, po ashtu zyrtar i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar për listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai në postimin e tij në Facebok, ka thënë se në këtë listë mungojnë deputetët nga komuna e Drenasit.
Ndërkaq, ka përmendur edhe emrat e tre personaliteteve të cilët do të duhej të ishin në listën e PDK-së.
Postimi i plotë:
Listës së kandidatëve për deputetë nga komuna jonë, po i mungojnë edhe vlerat e spikatura të Shyqiri Bytyçit, Labinot Halilajt dhe Lulëzim Nikës.
Me këto tre personalitete, lista e fitores do të ishte më e pasur, më cilësore dhe më e fuqishme për Drenasin dhe Rimëkëmbjen e Kosovës. Tashmë, fjalën e ka qytetari!