Bekim Haxhiu ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet nga radhët e PDK’së, në zgjedhjet që pritet të mbahen me 14 shkurt.
Haxhiu ka njoftuar qytetarët se ai do mbajë numrin 109 në listën zgjedhore.
Sipas tij ky numër nuk paraqet problem, pasi për 4 herë radhazi ka fituar besimin e qytetarëve me po këtë numër.
Ai ftoi qytetarët të votojnë numrin 109, duke premtuar në realizimin e projekteve për rimkëmbje ekonomike, shëndetësore e arsimore.
‘’ Qysh në fillim të hyrjes time në politikë nuk kam ngarendur të jemi i pari në lista, as edhe më pas.
Kam garuar me numrin 109 dhe për 4 herë radhazi kam fituar besimin e qytetarëve.
Edhe në këto zgjedhje garoj me po këtë numër 109, këtë numër e kanë bërë të rëndësishëm, të veçantë qytetarët me besimin e tyre.
Prandaj, nëse sërish më jepni besimin tuaj, ju premtoj se do të jem edhe më aktiv, më i përkushtuar, do të jemi zëri i juaj.
Kemi shumë punë për të bërë në rimëkëmbje të shëndetësisë, ekonomisë, arsimit, kulturës, sportit etj’’, shkroi Haxhiu.
Ky është postimi i plotë:
‘’ Të dashur qytetarë,
Në kuadër të listës zgjedhore të PDK-së edhe këtë radhë emri im gjendet me numrin 109.
Qysh në fillim të hyrjes time në politikë nuk kam ngarendur të jemi i pari në lista, as edhe më pas.
Kam garuar me numrin 109 dhe për 4 herë radhazi kam fituar besimin e qytetarëve.
Edhe në këto zgjedhje garoj me po këtë numër 109, këtë numër e kanë bërë të rëndësishëm, të veçantë qytetarët me besimin e tyre.
Prandaj, nëse sërish më jepni besimin tuaj, ju premtoj se do të jem edhe më aktiv, më i përkushtuar, do të jemi zëri i juaj.
Kemi shumë punë për të bërë në rimëkëmbje të shëndetësisë, ekonomisë, arsimit, kulturës, sportit etj.
Vota e juaj do të jetë votë për rimëkëmbje të vendit, votë kundër Serbisë e mbrojtje të çlirimtarëve.
Na priftë e mbara në garën tonë zgjedhore!
Kemi program të qartë për #Rimëkëmbjen për çdo sektor dhe ditëve në vijim do t’i prezantojmë me kryeministrin e ardhshëm Enver Hoxhaj.
#PDK
#EnverHoxhajKryeministër 1
#BekimHaxhiuDeputet 109
P.S
Me numrin 109 kam garuar dhe fituar në zgjedhjet e vitit 2010, 2014, 2017, 2019.’’