Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se 19 vjet më parë, u vra deputeti Smajl Hajdaraj, që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Hoti ka thënë se Hajdaraj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova dhe komandant rajonal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“19 vjet më parë, në ditë lirie, u vra deputeti që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.
“Smajl Hajdaraj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe komandant rajonal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.