Elvis Hoxha, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka thënë se të gjitha partitë kundërshtare të Lëvizjes Vetëvendosje, po i kryeson KQZ-ja.
Madje, Hoxha akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po përpiqet ta ndalojë votën e mërgatës.
"Ata janë të gjithë bashkë dhe i kryeson KQZ-ja. Do të përpiqen të ndalojnë kandidimet e listës së Vetëvendosjes, do të përpiqen të ndalojnë votat e mërgatës", shkroi Hoxha në Facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Ata janë të gjithë bashkë dhe i kryeson KQZ-ja. Do të përpiqen të ndalojnë kandidimet e listës së Vetëvendosjes, do të përpiqen të ndalojnë votat e mërgatës.
Vetëm një përgjigje është meritore dhe e drejtë. Votoni sa më shumë. Koalicioni i Vetëvendosjes me popullin nuk ndalet më.