Ky është nxënësi i Mjekësisë që u vra sot në Prizren

Aktuale

Ky është nxënësi i Mjekësisë që u vra sot në Prizren

Më: 18 janar 2021 Në ora: 14:48
L.B

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Prizren. Në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë shkollor u vra me thikë L.B., 15 vjeç, nga një bashkëmoshatar i tij.

Policia njoftoi se i riu ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bëntë ballë plagëve të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thika.

Shokë dhe të afërm të viktimës kanë publikuar fotografinë e tij në rrjete sociale, teksa janë lutur që 15 vjeçari të shpërblehet me xhehnet.

Mësohet se viktima ishte nxënës i shkollës së Mjekësisë.

“Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë rast, mëngjesin e së martës në Prizren do të organizohet një protestë dhe do të bojkotohet për dy orë mësimi nëpër shkolla. 

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat