Profesori universitar Blerim Latifi, ka reaguar ndaj kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharit.
Jashari ka kërcënuar Qeverinë në largim, me grevë të arsimtarëve nëse nuk i paguajnë paratë.
Latifi në reagimin e tij, thotë se cilën Qeveri po e kërcënon vallë, duke ironizuar se a kërcënohet i dekni?
Latifi tutje ironizon se tergua do të hapet dhe të gjitha kërkesat do t’i plotësohen.
Postimi i plotë:
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, e paska kërcënua qeverinë me fillimin e grevës së arsimtarëve. A thua cilën qeveri vallë? A kërcënohet more i dekni?
Apo ndoshta Jashari është zemëruar pse e kanë lanë jashtë tregut elektoral të premtimeve. Mos të ngutet, tregu ende nuk është hapur. Sapo të hapet të gjitha kërkesat e Jasharit do t'i plotësohen. Një për një.?