Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dorëzuar padinë kundër gazetarit Vehbi Kajtazi.
Këtë e bëri të ditur vet kryetari Lladrovci përmes rrjeteve sociale.
Krejt kjo ndodhi për shkak të disa akuzave që bëri gazetari Vehbi Kajtazi për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, si ai është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë, për rastin e Behajdin Hallaqit.
“Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.