Në mesin e kandidatëve për deputetë ka edhe persona të dënuar dhe me aktakuza të ngritura, nga pothuajse të gjitha subjektet politike.
Në një grafikë të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidatë me aktakuza aktive dhe 2 të dënuar në tri vitet e fundit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8 kandidatë me aktakuza aktive.
Partia Demokratike e Kosovës, 4 kandidatë me aktakuza aktive dhe 1 i dënuar.
Nisma Socialdemokrate, 1 me aktakuzë aktive dhe 2 të dënuar.
Lista Serbe, 1 me aktakuzë aktive dhe 1 i dënuar.
Lidhja Demokratike e Kosovës, 1 me aktakuzë aktive.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot verifikimin e kandidatëve të cilët kanë garuar në listat e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/18/auto_0872183b-fe7c-4b3d-b6b1-aa22ce31b6ed_w1597_n_r0-500x6001610985754.png)