Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me bashkëluftëtarë të Nekocit në Drenas, me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.
Lideri i Nismës tha se, ishte konstatim i përbashkët se në proceset në të cilat po kalon vendi kërkohet më shumë se kurrë më parë mobilizim në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që projekti ynë në mbrojtje të vlerave kombëtare po bashkon rreth vetes njerëz me virtyte të larta kombëtare e njerëzore”, ka shkruar Limaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Gjithashtu, Limaj ka shkruar se, angazhimi dhe përkushtimi ynë gjithmonë do të jetë në funksion të promovimit të këtyre vlerave të cilat janë themeli i shtetit tonë.
“Të bashkuar për fitore”, ka shkruar në fund i pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.