Ekipi i Kërkim Shpëtimit në male i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë tërhequr trupin e pajetë të Hesat Rrahmanit nga komuna e Vitisë, pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor Kaqanik-Hani i Elezit.
Viktima i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme.
Vetura e tij u gjet në humnerë, ndërsa deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaçanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të panjohura.
I ndjeri e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalur nga rruga dhe bije në humnerë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/18/auto_139829278_237375571174471_8342941109427135069_n-800x6001610989690.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/18/auto_140697231_237375601174468_8410355821250429350_o-277x6001610989688.jpg)