Kandidati për Kryeministër nga rradhët e Nismës, Fatmir Limaj thotë se në Kërvasari të Malishevës u takua me bashkëluftëtarë e patriotë.
Limaj thotë se nga ky fshat pa vullnet të jashtëzakonshëm për të mbështetur projektin e tyre politik e për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
“Veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës e patriotë të shumtë çdo ditë e më shumë po i bashkohen kësaj beteje politike për të ardhmen e vendit dhe kjo do të dëshmohet më se miri në zgjedhjet e 14 shkurtit”, shkruan Limaj.
Postimi i tij i plotë:
Sonte, në konakun e babait të dëshmorit të kombit, Ramë Bytyqi, në Kërvasari të Malishevës, takova bashkëluftëtarë e patriotë të shumtë që familjet e tyre kanë dhënë shumë për Kosovën.
Ne fshatin e patriotit të njohur, Sadri Abazit, pash një vullnet të jashtëzakonshëm për të mbështetur projektin tonë politik për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare.
Veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës e patriotë të shumtë çdo ditë e më shumë po i bashkohen kësaj beteje politike për të ardhmen e vendit dhe kjo do të dëshmohet më se miri në zgjedhjet e 14 shkurtit.