Aleanca Kosova e Re, u fut në një listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Megjithatë, paraqitja e programit të AAK-së, ku kërkon votat e qytetarëve për zgjedhjet parlamentare me sloganin ‘’Ramushi President’’, po duket e çuditshme për AKR-në.
”A mund t’i tregon dikush AAK-së se zgjedhjet e 14 shkurtit kanë të bëjnë me Kryeministrin dhe jo me Presidentin”.
”Pra, jemi në zgjedhje parlamentare dhe jo presidenciale”, shkruan Naim Murseli, këshilltar i kreut të AKR-së Behgjet Pacolli.