Ndërsa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe Biden, një artist nga Kosova ka krijuar një portret të tij duke përdorur drithëra dhe fara.
Alkent Pozhegu ka thënë se këtë punë artistike e ka bërë për ta falënderuar Biden për rolin e tij ndihmues për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme.
45 vjeçari Pozhegu ka përdorur 120 kilogramë të drithërave, misrit, fara luledielli, oriz dhe fasule.
“Shpresoj, që me kohën, që do të bëj diçka edhe më të madhe sepse Biden e meriton këtë. Ai ka qenë kontribuues i rëndësishëm për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pozhegu.
Biden është tejet i njohur për shqiptarët, pasi që ka kritikuar ashpër politikat e ish Presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç.