Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fadilj Syleviҫ, u gjet i vdekur rreth orës 2 pasdite, gjatë rrugës nga fshati Matiҫane për në liqenin artificial të Badovcit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i tha medias në Prishtinë se ekipet hetimore të policisë dhe një prokuror i shtetit ishin në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat serbe.
"Policia menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes, kontaktoi anëtarët e familjes së atij personi dhe thirri prokurorin e shtetit dhe ekipet e urgjencës mjekësore," tha Krasniqi.
Sipas tij, mjekët deklaruan vdekjen e Syleviçit ndërsa ekipet hetimore dhe mjeko-ligjore po hetojnë rastin.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, gjithashtu tha se prokurori kompetent doli në vendin e ngjarjes.
Syleviҫi u thirr si dëshmitar dhe u mor në pyetje përpara Gjykatës Speciale në Hagë.
Ai u akuzua nga vëllezërit Kiҫina, të cilët u dënuan për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në 2001, për ngritjen e çështjes së tyre./Bota sot