Kandidatja për deputete Donika Gërvalla e cila ditë më parë kaloi në iniciativën e Osmanit e që do të garojë me listën e VV-së, njihet për qëndrimet e saja karshi shtetit të Serbisë.
Ajo asnjëhere nuk u frikësua të i’a thotë në sy liderëve të Serbisë për dëmet që i ka shkaktuar shtetit të Kosovës.
Këto qëndrime ajo i shprehi edhe gjatë vitit 2000 në një nga emisonet gjermane “ARD, emisioni me Sabine Christiansen", shkruan “Bota sot”.
Në video e publikuar shihet se si Gërvalla flet për shtetine Kosovës gjersa akuzon shtetin e Serbisë për dëmet që i ka shkaktuar vendit tonë.
Gazetarja e pyet Gërvallen nëse Millosheviçi duhet të shkojë në Hagë dhe përgjigja e Gërvalles është se që nga lufta e Bosnjës dhe Hercegovinës ne kemi thënë që ai e ka vendin në Hagë dhe se vendi i tij nuk është në qeveri.
Gërvalla në atë kohë fton shtetin e Serbisë për një zgjidhje të përbashkët pasi shteti i Kosovës më nuk do të pranojë nënshtrim.
Ajo thotë që duhet të gjejmë një zgjidhje çekosllave, një Vaclav Havel duke shtuar që Rugova është një Havel dhe e kupton gjuhë sepse shteti i Serbisë nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç se të flas me neve.
Video e plotë