Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se ditëve të fundit shumë familje atdhetare anekënd vendit po i bashkohen projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Sipas Limajt, vlerat kombëtare për të dhe bashkëpunëtorët e tij janë të shenjta.
“Për këtë, u jam mirënjohës e falënderues çdo familje, çdo bashkëluftëtari e qytetari të vendit tim, që janë duke u bërë krah i fuqishëm i yni në mbrojtje dhe fuqizim të tyre. I falënderoj e mirënjohje qytetarëve e bashkëluftëtarëve dhe familjeve që po i bashkohen projektit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.