Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Muharrem Ramabaja, nga LDK njoftojnë se kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka dërguar telegram ngushëllimi, duke thënë se vepra e të ndjerit do të jetojë përherë.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur, njërit ndër themeluesit e LDK-së, Muharrem Ramabaja”.
“Muharrem Ramabaja do të kujtohet përherë për sakrificën dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë dhe për vendin”, ka shkruar Mustafa.