Kandidati për deputet në LVV, Fitim Uka ka treguar pse po mobilizohet mërgata për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas tij, mërgata është e parehatshme kur dëgjojnë lajmet për Kosovën, kur mërgimtarët vizitojnë vendlindjen, kur shohin vendin ku kanë jetuar dikur e ku jetojnë familjarët e tyre sot, kur sodisin padrejtësinë, korrupsionin, kapjen e shtetit, shëndetësinë e sëmurë e arsimin me cilësi të dobët.
Andaj mërgata po shkon shkon drejt 100 mijë votave për Referendumin e 14 shkurtit, ka shkruar Uka.
Postimi në Facebook:
Pse gjithë ky mobilizim i mërgatës për të votuar me 14 shkurt?
Sepse, çdo telefonatë që bëjnë në Kosovë ka tone pesimiste.
Pushimet e tyre kthehen shpesh në një ankth e stres të papërballueshëm.
Edhe rehatia e jetës në një vend evropian bëhet e parehatshme kur ata dëgjojnë lajmet për Kosovën, kur mërgimtarët vizitojnë vendlindjen, kur shohin vendin ku kanë jetuar dikur e ku jetojnë familjarët e tyre sot, kur sodisin padrejtësinë, korrupsionin, kapjen e shtetit, shëndetësinë e sëmurë e arsimin me cilësi të dobët.
Dhe, mbi të gjitha, mërgimtarët do të votojnë me 14 shkurt, sepse shumë prej tyre do të kthehen një ditë në vendlinje dhe me votën e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje ata zgjedhin Kosovën që duan.
Mërgata po shkon drejt 100 mijë votave për Referendumin e 14 shkurtit!