Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari pas aksionit që sot mori PSD-ja ka folur për ndarjen e LVV-së vite më parë.
Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se Kurti nuk ka pas faj kur u nda PSD-ja nga LVV-ja.
Ai shton se Kurti nuk ka pas rrugë tjetër.
Ndërsa tash shton se, etiketimet që po i bëjnë partitë politike LVV dhe Albin Kurtit veç e forcojnë atë.
Postimi i plotë:
Albin na fal, s’paske pas faj
Kur u nda LVV dhe PSD, pasi kisha disa miq në të dy krahët, kam pas pak edhe dyshimet e mija edhe në autoritetin e Albinin Kurtit, por sot e di shumë mirë dhe e kuptoj mirë se Albin Kurti nuk paska pas kurrfarë faji as kurrfarë rruge, zgjedhje tjetër që u nda nga këta teveqelë të PSD.
Çdo etiketim që i bahet sot LVV dhe Albin Kurtit sot nga PDK, LDK, AAK, NISMA, PSD.....Albin Kurtit vetëm i ndihmojnë e forcojnë këto atakime, sidomos nga ata qe 20 vite Kosovën e kanë kullot e mjel si me pas bahçen e babës.