Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur sot një aksion simbolik tek Katedralja në Prishtinë, ku në shportat e mbeturinave aty afër, kanë vendosur fotografinë e liderit të VV-së, Albin Kurti.
Me anë të një postimi në Facebook, PSD ka thënë se kjo është bërë për shkakun e përbërjes së listës së VV-së për deputetë.
Ata kanë thënë se aty ka leninistë, erdoganistë, konservatorë e radikalë.
Postimi i plotë:
Leninistë, erdoganistë, liberalë, konservatorë, pacifistë e radikalë gjejmë në aderimet që po na shitet si ndryshimi i madh. Çorbës ideologjike kapakun ia mban lideri suprem, ky riciklues i madh! Partitë e vjetra riciklojnë politika e njerëz, por ndryshimi është politikë e re dhe jo mjeshtri e riciklimit.