Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka reaguar par publikimit të përgjimeve ku dëgjohet Arbërie Nagavci duke folur për Vjosa Osmanin.
Në një audio-incizim nënkryetarja e LVV-së Arbërie Nagavci, dëgjohet duket folur në një takim të brendshëm partie.
Ajo dëgjohet duke u ankuar se Vjosa nuk ka ekip, dhe vetëm mundet ndonjë votë të shoqërisë civile me marrë por pjesën tjetër do ta përfitoj në kurriz të VV-së.
E pas kësaj, ishte i menjëhershëm reagimi i Bajram Gecajt.
Gecaj tha se Osmani ka kaluar nga partie e cila e nderoi dhe e privilegjoi tek partia ku konsiderohet vetëm numër.
Postimi i plotë:
O kuku çka i boni vetit” … nga partia e cila e nderoi dhe e privilegjoi, në kotillën ku konsiderohet hiq tjetër pos numër! Arbërie Nagavci:
Këta tjerët mujnë me e marrë përgjegjësinë, mujnë me marrë votë të OJQ-ve për shembull, të qytetarëve.
Vjosa merr vet,…prej nesh. Kush vjen me ne, krejt marrin vota.