Analisti shqiptar në Amerikë Bleron Baraliu, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur lidhur me situatën e votës së diasporës.
Sipas njohësit të çështjeve politike, vota e diasporës kësaj radhe nuk mund të luaj rol domethënës në këto zgjedhje.
Ai, përmes profilit të tij në Facebook, ka bërë edhe shpjegimet pse votat e diasporës nuk janë domethënës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ja shkrimi i tij:
Diaspora nuk mund të luaj rol domethënës në këto zgjedhje...
- sepse përqindja e votës së VV nga votat në Kosovë nuk do të ngec shumë nën ato të diasporës; psh. 43% VV në KS me 57% respektivisht në 100k vota të mërgatës nga 900k gjithsejtë nënkupton ngritje në 44.5% apo +2 deputet, pra në rastin ekstrem të 100k votave.
Me arsyeshëm, VV 47% e mërgata 55% në 50k (850k total) vota, ndryshimi do të ishte 0.5% në 47.5%, apo me pak se 1 deputet.