Në një audio-incizim, ish-nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci, ku dëgjohet duket folur për Vjosa Osmanin, është duke qarkulluar në media.
Nagavci dëgjohet duke u ankuar se Vjosa nuk ka ekip, dhe vetëm mundet ndonjë votë të shoqërisë civile me marrë por pjesën tjetër do ta përfitoj në kurrizë të VV-së.
Lidhur me këtë përgjim ka reaguar ish-nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.
Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka sqaruar se ajo ka qenë një bisedë normale, mes saj dhe një gazetari që ka qenë krejt e hapur.
Ndërsa, Nagavci ka treguar se intervista është bërë para shumë kohësh, diku në verën e vitit të kaluar, kur nuk dihej se cilët ishin deputetët që mbështesnin Vjosa Osmanin.
Ja shkrimi saj:
Gazeta Express dhe Indeksonline paskan publikuar si përgjim një bisedë normale mes meje dhe një gazetari që ka qenë krejt e hapur. Aty edhe kamera edhe mikrofonat kanë qenë lëshuar, e nuk ka kurrfarë përgjimi apo skandali. Në anën tjetër, kjo intervistë është bërë para shumë kohësh, diku në verën e vitit të kaluar, kur vërtet nuk dihej se cilët ishin deputetët që mbështesnin Vjosën.
Portalet e regjimit të vjetër janë shqetësuar me humbjen që do ta pësojnë padronët e tyre andaj në panik e sipër bisedat me zë e me figurë duan t'i shesin si përgjime. Por është e kotë.
Me Vjosën kishim bashkëpunim të shkëlqyer, korrekt e profesional dhe bashkë do jemi edhe në fitoret e reja.