Opinionisti Agon Maliqi ka njoftuar se sekretari i ri i shtetit amerikan, Antony John Blinken ka mbështetur marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Maliqi tha se kjo u bë e ditur gjatë seancës së konfirmimit që është duke u mbajtur tani në këto momente në Senatin të Shtetit.
Ai ka cituar edhe deklaratën e Blinken për Kosovën: "Ka gjëra që mund t'i bëjmë për ta shtyrë Kosovën përpara, dhe shpresoj edhe Serbinë." Formulimi i tillë i trajtimit të Kosovës me prioritet ka rëndësi, po aq sa sinjalizimi i mbështetjes për atë që është rënë dakord me 4 shtator”.
Postimi i plotë i Maliqit:
Sekretari i ri shtetit të SHBA Blinken, në seancën e konfirmimit që po mbahet tani në Senat, tha se e "duartroket" punën e administratës Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe shtoi: "Ka gjëra që mund t'i bëjmë për ta shtyrë Kosovën përpara, dhe shpresoj edhe Serbinë." Formulimi i tillë i trajtimit të Kosovës me prioritet ka rëndësi, po aq sa sinjalizimi i mbështetjes për atë që është rënë dakord me 4 shtator.