ShSKUK përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB, ka dhënë shpjegim në lidhje me një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, ku thuhej se shtretërit e Klinikës së Onkologjisë janë përdorë si pengesa për punime në rrugë në QKUK.
Sipas këtij institucioni thuhet se “Shtretërit, që shihen në foto, kanë qenë duke u dërguar në depo-punishte për riparim, por meqë ka pasur punime në rrugë, ata kanë qëndruar përkohësisht deri në lirim të rrugës”.
Ky është sqarimi i plotë:
Shpjegim nga ShSKUK
Në lidhje me disa fotografi, që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe në disa portale, se kinse shtretërit e Klinikës së Onkologjisë janë nxjerrë në rrugë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sqaron se shtretërit në asnjë moment nuk janë nxjerrë jashtë klinike dhe nuk bëhet fjalë për shtretër të kësaj klinike.
Depo- punishtja, ku mbahen shtretërit e dalë jashtë funksioni dhe ku bëhet riparimi i tyre, ndodhet prapa Klinikës së Onkologjisë.
Shtretërit, që shihen në foto, kanë qenë duke u dërguar në depo-punishte për riparim, por meqë ka pasur punime në rrugë, ata kanë qëndruar përkohësisht deri në lirim të rrugës.