Analisti Ardian Kastrati edhe zyrtarisht tashmë dihet se është anëtari më i ri në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Aderimi i tij ndodhi javë më parë.
Partia Demokratike e Kosovës ditë më parë ka publikuar listën e plotë të 110 kandidatëve të saj për deputet.
Në të shihet se garës për deputetë do t’i hyjë edhe analisti Ardian Kastrati.
Ai në listën zgjedhore të PDK-së është renditur në vendin e 32-të.
E, një video interesante e ka publikuar aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci.
Aty ish-analisti shihet duke u betuar se nuk do të aderojë në asnjë parti politike, madje, as në Partinë Demokratike të Kosovës.
Në vazhdim mund ta shikoni këtë video: