Një rishikim të gjithë asaj çfarë është ndërtuar nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka paralajmëruar Armend Muja, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, nëse kjo parti merr pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sipas tij, nëse Albin Kurti i VV-së bëhet kryeministër temat si Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe ndarja e territorit të Kosovës marrin fund.
“Për dialogun me Serbinë, e para që duhet të bëjmë është ta rimendojmë për 10 vitet e fundit. Të bëjmë një hap prapa. A ka dialoguar Kosova nga viti 2012 e deri tash?
Cilat janë të arriturat? E dyta, ky dialog ka qenë me agjendë të Vuçiqit dhe Daçiqit. Ka qenë për Asociacionin dhe ndarjen e Kosovës. plotësisht agjendë që ka kërkuar Serbia. Duhet të ketë zhvendosje edhe këtu, e të flitet në suaza të dy shteteve të barabarta. E treta, te marrëdhëniet ekonomike – ishte kancelarja Angela Merkel që e njihte reciprocitetin si parim. Ka 4-5 fusha ku Kosova ishte dëmtuar në aspektin ekonomik.
Asociacioni, ‘Zajednica’, ndarja përfundojnë me Albin Kurtin. Ardhja e Kurtit është fundi i tyre. I gjithë dialogu duhet të bazohet mes dy shteteve të barbarta”, ka thënë ai.