Gjatë ditës së djeshme është bërë e ditur se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Nezir Ҫoҫaj, ish pjesëtar i UҪK-së.
Poashtu, Ҫoҫaj është pjesë e listës për deputet në radhët e PDK-së. Kështu, kjo parti do të mbetet pa një kandidat në listën e saj për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lajmin për ftesën e Ҫoҫajt nga Specialja e kanë komentuar edhe mediat serbe, duke thënë se ai do të paraqitet në Hagë gjatë ditëve në vijim ndërsa për kandidaturën e tij do të vendos KQZ-ja.
Ndryshe, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has, dje ka bërë të ditur se Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë./Bota sot