Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka quajtur të korruptuar sondazhin e publikuar mbrëmë nga kolegji Riinvest.
Ai sondazh e nxjerr të parën VV-në me 54%, ndërsa LDK-në të tretën me 10%.
Gashi ka paralajmëruar se kryengritja rugoviste në kutinë e votimit, do të jetë kundërpërgjigja për këto sondazhe.
“Kryengritja Rugoviste në kutinë e votimit, do të jetë përgjigja për sondazhistet e korruptuar.
Tjerat vijne pastaj!”, ka shkruar Gashi në Facebook, përcjellë “Bota sot”.