PDK-ja “rrezikoi” me Xhavit Halitin

Aktuale

PDK-ja “rrezikoi” me Xhavit Halitin

Nga: D.RR Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:48
Xhavit Haliti

Partia Demokratike e Kosovës, në listën për deputetë ka vendosur Xhavit Halitin, me numër 7 në listë, por që i njëjti, edhe nëse arrin t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, nuk do t’i zgjas edhe shumë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), në dosjet e treta që i kishin ardhur në zyret saj, kanë parë emra të cilët sipas tyre do të jenë të akuzuar nga Specialja, shkruan "Bota sot".

Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti janë emrat që përmenden në dosje. Të gjithë këta emra janë ftuar nga Gjykata Speciale, e tash ka mbetur vetëm Xhavit Haliti.

Nasim Haradinaj para se ta merrte Haga, theksoi se emri i Xhavit Halitit përmendet në disa zona.

Gjithashtu, emri i Xhavit Halitit është përmendur në disa pika të aktakuzës së plotë, të publikuar nga vet Gjykata Speciale, konkretisht prokurori i saj.

PDK-së nga lista iu largua dje edhe Nezir Qoqaj, i cili mori ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat