U.D i drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku, ka pritur në takim konsulli e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanada, Donal Syla, përcjell Bota sot.
Ata kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurimeve në mes së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kanadasë.
Njoftimi i plotë:
Sami Mazreku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) ka takuar të martën në Prishtinë Donat Sylën, konsull i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanada.
Gjatë takimit u.d drejtori Mazreku dhe konsulli Syla kanë biseduar rreth rritjes së bashkëpunimit në fushën e sigurimeve në mes së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kanadasë.