Presidenti i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Ilir Ibrahimi, ka thënë se SHBA e dëshmoi edhe njëherë konsistencën në politikën ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Sekretari i ardhshëm i Shtetit jo vetëm që përkrahu por edhe duartrokiti Marrëveshjen e Shtatorit në dëshminë e tij në komisionin e Senatit për Punë të Jashtme, përcjell Bota sot.
Ibrahimi ka thënë se tani ka mbetur që Kosova ta kuptojë këtë.
Postimi i tij i plotë:
Shtetet e Bashkuara edhe një herë e dëshmojnë konsistencën në politikën ndaj Kosovës.
Sekretari i ardhshëm i Shtetit jo vetëm që përkrahu por edhe duartrokiti Marrëveshjen e Shtatorit në dëshminë e tij në komisionin e Senatit për Punë të Jashtme.
Krejt çfarë mbetet, është që edhe Kosova ta kuptojë këtë.