Edhe një sondazh tjetër është publikuar mbrëmë në një televizion, përcjell “Bota sot”.
Sipas këtij sondazhi, të realizuar nga Riinvest Analytics, VV-ja prin me 54.1 %, e pasur nga PDK-ja me 14.9%. Kurse, LDK-ja sipas këtij sondazhi renditet e treta me 10.3 %.
E, lidhur më këtë sondazh, ka reaguar ashpër luftëtari i ditëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dan Limaj.
Mbështetës besnik i Ibrahim Rugovës, përmes një shkrimi në Facebook, shprehet se përkundër lutjeve nga analistët për vdekjen e LDK-së, kjo e fundit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të tregojë rezultatin e saktë.
Ai madje tregon se kështu për LDK-në ishte vepruar që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Ja shkrimi i tij:
Kryengritja Rugoviste në kutinë e votimit,
Më vjen keq dhe më dhimbsen në shpirte shumë analistë/ banalistë e sondazishte që tani e 20 vjet rrinë dhe bredhin kot, duke shtjerrë kohën kot në të pame, nëpër zyre të TV-ve, duke u lutë dhe duke pritë vdekjen e LDK-së.
Të njëjtit analiste/ banalistë e sondazishtë, të shndërruar në sharllatanistë, të kyçur poshtë, lartë e anash duke e lëpi një copë ashti që u ka hedhur dikush, tani e 20 vjet, sipas mendjes së tyre e kanë varrosur disa herë Rugovën, LDK-në dhe rrugën e qartë kombëtare të lëvizjes Rugoviane. Për këta sharllatanistë LDK-ja ishte e vdekur më 1999, 2000, 2004, 2007, 2010, 2013, 2017, 2019. Të njëjtëve po ju shkon lëngë për goje nëpër studio të TV-ve duke u lutur dhe pritur për vdekjen e LDK-së me datë 14 shkurt 2021.
Kanë harruar këta sharllatanistë se në secilin proces zgjedhor, lokal dhe qendror, LDK i ka befasuar dhe në ditën e përfundimit të zgjedhjeve, diku nga mesnata, me kokën nenë këmbë dhe të lagur kanë ikur në shtëpitë e tyre. Kanë harruar këta se LDK është populli. LDK është vet Kosova.
Njëjtë, këtë vit, më 14 shkurt 2021, këta sharllatanistë do te marrin përgjigjen e merituar nga ‘kryengritje Rugoviste” në kutitë̈ e votimit.
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti e bekoftë lëvizjen Rugoviane!
Zoti e bekoftë LDK!