Kryeministrinë detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të cilët i ka siguruar se, Qeveria në detyrë, do të ndajë paga shtesë edhe për punëtorët e arsimit.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci.
Nagavci thotë se LDK-ja asnjëherë se ka pasur prioritet arsimin, madje, sipas saj, kanë një përgjegjësi të madhe për gjendjen në të cilën gjendet ky sektor.
Ja shkrimi i saj:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/20/auto_nagavci-11611144622.jpg)
Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK-së, zt. Avdullah Hoti paska premtuar se do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit.
E pra, LDK asnjëherë se ka pasur prioritet arsimin, madje kanë një përgjegjësi të madhe për gjendjen në të cilën ky sektor është. Dhe ajo që është më e rëndësishme, nuk mund t’i mashtroni e manipuloni mësimdhënësit, ata nuk shiten.
Punëtorët e arsimit janë të vetëdijshëm se me fraza të kota, premtime që s’i mbani, e manipulime e shfrytëzim në kohë fushate, nuk mund të përparojnë as individualisht e as kolektivisht.
Është koha e fundit kur duhet që arsimi të jetë prioritet me buxhet, me planifikim të mirëfilltë për të mbështetur mësimdhënësit e krijimin e kushteve për punë, për të garantuar siguri në shkolla, për të rritur bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen.
Jo me premtime të kushtëzuara, por me dinjitet.