Lëvizjes Vetëvendosje i janë hequr nga lista për deputet 5 kandidatë.
Media merr vesh se përpos Albin Kurtit, garimi i është ndaluar edhe: Liburn Aliut, Albulena Haxhiut, Bajram Mavriqit dhe Labinota Demi- Murtezi.
LEXO EDHE: Albin Kurti mbetet jashtë garës zgjedhore
Bota sot më herët raportoi se Kurti s’mund të garojë më 14 shkurt.
Albin Kurti ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, kurse për veprën penale të pengimit të personit zyrtar është dënuar me gjashtë muaj burgim. Ndaj tij, është shqiptuar dënimi unik prej 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht.