Edhe Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar kandidatin për kryeministër Albin Kurtin.
Nagavci ka thënë se Kurti është lider i pakontestueshëm dhe se ai do të jetë kryeministri më i suksesshëm, përcjell Bota sot.
Sipas saj, VV-ja e ka fitoren të garantuar.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Albin Kurti është lideri që gëzon mbështetjen më të madhe qytetare. Është lider i pakontestueshëm, ishte dhe do të jetë Kryeministri më i suksesshëm.
Çdo betejë na ka forcuar, secilën sfidë e kemi tejkaluar, e fitoret i kemi të garantuara se qëllimet i kemi të drejta.