Gazeta “Bota sot” raporti e para që Albin Kurti do të mbetet jashtë garës zgjedhore, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk e lejon asnjë kandidatë të garojë në zgjedhje, nëse i/e njëjta ka vepër penale në tri vitet e fundit.
Lëvizja Vetëvendosje menjëherë ka ndërmarr veprimin e radhës, për ta zëvendësuar Kurtin në listë.
Burimet e “Bota sot” i thanë gazetës se numri 3 në listë, Glauk Konjufca, do të jetë bartës i listës në vend të Kurtit.
Vjosa Osmani do të mbetet numër 2 në listë.
Gjithashtu “Bota sot” mëson se do të bëhen disa ndryshime në listë, pasi që edhe Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu do të mbeten jashtë./Botasot
