Gjatë prezantimit të rregullt vjetor të gjendjes së Gardës nacionale para ligjvënësve të Iowa-së si dhe Guvernatores Kim Reynolds, Gjenerali Benjamin Corell ndër të tjera prezantoi edhe koordinimin me FSK-në për kontributin e ushtarëve të Kosovës në misionet e paqes në Lindjen e Mesme.
Zbarkimi i parë i FSK-së së bashku me ushtarët e SHBA-ve në një mision jashtë shtetit u cilësua si përparim i Kosovës nga konsumues i sigurisë drejt kontribuesit për siguri në botë.
Partneriteti në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-së e ka zanafillën në bashkëpunim ushtarak por është zhvilluar edhe në shumë fushat tjera si arsim, kulturë, ekonomi, etj.
Pamjet: