Tashmë partitë politike kanë bërë të ditur listat me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate si duket janë në krizë të madhe, sidomos në gjetjen e emrave adekuatë për kandidatë për deputet.
E në mungesë të emrave, garës për deputet nga AAK do t’i hyjë edhe Arif Ahmetxhekaj, shofer i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Arif Ahmetxhekaj, që deri sot nuk është parë në arenën politike asnjëherë. Në të kaluarën ka qenë shef i njësisë për siguri në kohën kur Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, e më vonë, shef i eskortës së tij dhe së fundmi, shofer i tij. Këto faktohen edhe nga postimet e rregullta të Ahmetxhekajt në Facebook.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/20/auto_121449790_3478220908921725_834554301335850771_n1611160135.jpg)
Poashtu, edhe truproja e kreut të Nismës, Fatmir Limajt, Naser Gashi do t’i hyjë garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Emri i Gashi figuron në listën e Nismës për kandidat për deputetë, si dhe nga postimet e shumta të familjarëve të Naser Gashit, shkruan “Bota sot”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/20/auto_sdf1611160135.jpg)