Mediat vendore raportuan se Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka propozuar Florian Qehajën për pozitën e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Por, këtë e ka demantuar këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.
Ai në një postim në Facebook, është shprehur se një gjë e tillë është e pavërtetë.
Postimi i plotë:
Lajmi se z. Florian Qehaja është propozuar nga u.d. Presidentja Vjosa Osmani për shef të AKI-së, është i pavërtetë.