Kandidatja e AAK’së për deputete, Diellza Kukaj, ka folur për programin qeverisës të subjektit të saj.
Ajo ka thënë se në këto zgjedhje AAK synon postin e presidentit për kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë kur është pyetur se pse duhet të votohet subjekti i saj e jo tjerat ajo ka thënë se qytetari është ai që vendosë.
“Ne jemi një gjeneratë e re. Duhet me qenë e re për me pas ide të reja. Nuk duam të krijojmë përçarje dhe kërkojmë një përfaqësim të ri. Sulmet personale i takojnë të kaluarës”, tha ajo.