Pasi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka publikuar sloganin e partisë së tij, pas tij ka e ka shpërndarë edhe Vjosa Osmani.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka sqaruar se çka nënkuptohet me sloganin zyrtar të VV-së.
Postimi i plotë:
KREJT DHE DREJT
Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin!
Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet
Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues
Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën
Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar
Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues
