Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, vizitoi fshatin” Domanek” në komunën e Drenasit.
Në këtë vizitë ai ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Sejdi Hoxha.
“Nga afër dëgjuam hallet dhe kërkesat e banorëve të kësaj ane dhe shpalosëm pjesë nga programi i Rimëkëmbjes, i cili padyshim që ka vënë një theks të veçantë për rajonin e Drenicës”, ka shkuar Shala.
Postimi i plotë:
“Së bashku me kryetarin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Sejdi Hoxha, sonte kishim një takim me aktivistët dhe strukturat e nëndegës së PDK-së, në fshatin e lindjes së kryetarit të degës në Domanek. Nga afër dëgjuam hallet dhe kërkesat e banorëve të kësaj ane dhe shpalosëm pjesë nga programi i Rimëkëmbjes, i cili padyshim që ka vënë një theks të veçantë për rajonin e Drenicës”.