Në ‘Çim Peka Live’, ish-kryeministri Haradinaj që ka hedhur kandidaturën e tij për President të Kosovës, u shpreh ndër të tjera edhe për Gjykatën Speciale në Hagë ku tha se dikush duhet të mbajë llogari.
‘Duhet të mbajë dikush llogari për krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë, një gjykatë që gjykon shqiptarët. Kush ka gabuar?
Nëse do të ishin dëgjuar argumentet e mia pas ardhjes nga Haga, Kosova sot do të ishte ndryshe.
Mungesa e Thaçit dhe Veselit do të ndihet në politikë. PDK do ta ketë të vështirë të arrijë votat e duhura për të krijuar qeverinë.
Ndërtova një mur me Serbinë, taksën.
Ngritën një qëndrueshmëri deri në vetësakrifikim politik, dorëheqjen.
E shpëtuam Kosovën nga një dialog me rreziqe për hapjen e kufijve.
Nuk kam ndonjë informacion të shtuar për të dëshmuar në Hagë, për Hashim Thacin dhe Kadri Veselin.
Si oficer i lartë i UÇK-së kam marrë dy herë pafajësinë në Hagë
Luftëtarët e UÇK-së, janë ëngjëjt e shqiptarëve.’