Selmanaj e akuzon Jusuf Thaçin: Ti je njeri i Vetëvendosjes

Aktuale

Selmanaj e akuzon Jusuf Thaçin: Ti je njeri i Vetëvendosjes

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:32
Driton Selmanaj

Analisti Jusuf Thaci ka thënë se LDK nuk duhet të dalë e të premtojë gjëra në emisione politike duke thënë se vendosim ne e të bëjnë vendime që ua dikton një palë e tretë.

Thaci po ndërlidhej me fjalët e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj i cili tha se gjithmonë vendimet  i marrin në konsultime me partnerët.

“LDK nuk duhet të dalë të premtojë gjëra, do ta bëjmë këtë e atë. Ata duhet të dalin dhe të thonë se nuk marrim ne vendime vetëm bëjmë cfarë na kërkohet. Pse LDK nuk e thjeshton muhabetin dhe t’i thotë elektortit dëgjoni. Ne nuik premtojmë asgjë por vetëm premtojmë se do të bëjmë cfarë na kërkon. Në fushatë e keni thënë se do ta hiqni taksën dhe do ta bëni reciprocitetin. Keni qenë kudnërshtarët më të ashpër ndaj mini-shengenit. Keni nënshkruar memorandum ku pezulloni anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Pse nuk ju thoni njerëzve se nuk premtojmë asgjë”, tha ai në T7.

Ndërkohë Selmanaj iu kundërpërgjigj duke i thënë se ai nuk është analist.

“Njerëzit duhet ta dinë se përballë nuk kam një analist por një ish-zëvendësministër të VV’së. Po bisedojmë në nivel politik dhe jo si analist. Këto i shtiru i blerë nuk i them unë. Le ta dinë se nuk po flas me një të pavarur. Minishengeni, reciprociteti e të tjera nuk janë zhvillime brenda Kosovës. Por janë zhvillime rajonale. Po e them këtu e LDK le të thotë çfarëdo pastaj. Të gjitha këto nuk i bëjmë vetë. Por në partneritet të plotë me aleatët. Të tjerat, si arsimi ekonomia e të tjera ju mbajmë diskurs tërë ditën. Por për të tjerat, kushdo thotë ndryshe mund vetëm të jetë mbipopulist”, tha Selmanaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat