Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala e ka nisur ditën duke pirë kafe me nënkryetarin e kësaj partie, Hajredin Kuqin.
Shala shprehet se puna dhe përvoja e Kuqit kanë qenë gjithmonë largpamëse dhe se si PDK janë të bekuar që e kanë në mesin e tyre një personalitet të tillë.
Postimi i plotë:
Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e më të mençur. Kultura dhe veprimi intelektual, si dhe vizioni politik e filozofik, e bëjnë Hajredin Kuçin një personalitet që Kosovës i duhet në çdo kohë.
Gjatë procesit të gjatë e të mundimshëm të shtetndërtimit shpesh mbi ne ranë shumë orë të liga, por fjalët dhe mendimet largpamëse të Hajredin Kuçit u bënë dritë dhe shpresë.
Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin!