Me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kanë nisur vizitat pranë varrit të tij.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Ai tha se Kosova është mirënjohëse për kontributin për lirinë dhe pavarësinë të presidentit Rugova dhe se kujtimi për të është i përjetshëm.
Homazhe të varri i ish-presidentit do të bëjnë edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe Kryesia e LDK-së.
Ndryshe, Rugova në kohën kur ishte president i Kosovës, e bëri Ramush Haradinajn kryeministër.