Policia e Kosovës ka vazhduar me shqiptimin e dënimeve për të gjithë ata që nuk kanë respektuar masat parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit policia ka dënuar 716 qytetarë në bazë të ligjit COVID-19.
Po ashtu gjatë 24 orëve policia ka shqiptuar edhe 1188 tiketa trafiku.
Ndërkaq janë raportuar 17 aksidente me të lënduar, 1 me fatalitet dhe 31 me dëme materiale.
